Arrestimi për trukime, FSHF pezullon trajnerin Armir Grimaj

Arrestimi për trukime, FSHF pezullon trajnerin Armir Grimaj

Pas vendimit të gjykatës për lënien në burg të trajnerit të kombëtares shqiptare të femrave, Armir Grima, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të pezullojë përkohësisht shkodranin nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Grima akuzohet për trukim ndeshjesh dhe gjykata vendosi dy orë më parë masën “arrest me burg”.

Arrestimi i tij sipas policisë ka të bëjë me akuzën për trukimin e ndeshjeve sportive. Gjatë përgjimeve 6 mujore, Safet Bajri është regjistruar duke folur për fitime financiare nga ndeshja mes Vllaznisë dhe Tërbunit e mbajtur në maj të këtij viti e cila përfundoi me rezultatin 2:1.

EMISIONET