Pas arrestimit të personit të pestë të dyshuar për grabitjen në Rinas, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Rama shkruan se arrestimi i tij ngushton lakun e keqbërësve, ndërsa e ka cilësuar këtë punë intensive të Policisë së Shtetit.

Më tej Rama shkruan se Policia ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit.

Postimi i Ramës: 

Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete

Lexo më shumë:

Edhe një në pranga për grabitjen në Rinas/Emri

 


/Ora News.tv/