Arrestimi i ish-kreut të ARRSH, Fana: Politika kërkon kurban, për politikat e veta

Arrestimi i ish-kreut të ARRSH, Fana: Politika kërkon kurban, për

Avokati Neshat Fana i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se arrestimi i një prej ish-drejtorit të rrugëve, Andi Toma, është bërë për arsye politike.

Fana: Unë i jam drejtuar Gjykatës dhe asaj i kam kërkuar llogari jo vetëm për shkelje të drejtave të klientit tim, por të gjithë procesit. Kam kërkuar largimin e asaj gjyqtares, dhe kam argument shumë bindëse. Në këtë vend abuzohet masivisht dhe Prokuroria duhet të shtojë tempin. Por, Prokuroria nuk ka qenë asnjëherë në nivelin. Standardet dhe niveli i përgjegjshmërisë së shtetit nuk sigurojnë as siguri teknike apo ligjore. Shpesh përfitojnë edhe nga dobësitë e ligjit apo kontrollit. Politika kërkon kurban, për politikat e veta. Andi Toma ka qenë drejtor i rrugëve deri në vitin 2013.

Në këtë proces nuk janë bërë pjesë mekanizmat e shtetit e kontrollet, por janë bërë rivalë tregtarë biznesmenë, kompani të tjera që i janë prishur interesat. Dhe janë kompani rivale me fituesit e këtij tenderi. Sigurisht emrat nuk mund t’i them, sepse duhet të ruhet sekreti.




EMISIONET