Arrestimi i Grimës për trukim ndeshjesh, Safet Bajri priste përfitime nga Tërbuni-Vllaznia

Arrestimi i Grimës për trukim ndeshjesh, Safet Bajri priste

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, por më pas dhe kapiten dhe trajner i ekipit.

Arrestimi i tij sipas policisë ka të bëjë me akuzën për trukimin e ndeshjeve sportive.

Gjatë përgjimeve 6 mujore, Safet Bajri është regjistruar duke folur për fitime financiare nga ndeshja mes Vllaznisë dhe Tërbunit e mbajtur në maj të këtij viti e cila përfundoi me rezultatin 2:1.

Për këtë ndeshje akuzohet edhe i arrestuari Fabjol Rexhepi, portieri aktual i ekipit të futbollit Tërbuni.

Prokuroria ka nisur hetim pasuror ndaj të gjithë të arrestuarve të cilët akuzohen se kanë përfituar shuma të mëdha monetare përmes gjobëvënies ndaj biznesmenëve të ndryshëm.

Sipas përgjimeve, personi që kërkonte paratë duke vendosur dhe afate ndaj biznesmenëve ka qenë Behar Bajri, ndërsa dorëzimi i shumave bëhej tek anëtarët e grupit.

Njëmbëdhjetë persona u arrestuan në kuadër të hetimit 6 mujor me dhjetra orë përgjime mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, apo vëzhgimeve dhe me dron. Dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Mes të arrestuarve është dhe Safet Bajri, pjesëtarë të fisit të tij Bajri.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpunim, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", "Organizim i llotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpunim, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpunim, "Përkrahje e autorit të krimit", 'Moskallëzim krimi", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

EMISIONET