Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj. Duke hedhur poshtë të gjitha akuzat në drejtim të tij  për këtë arrestim, ai thotë se është turp dhe abuzim skandaloz që të përdoret emri i tij dhe i PS.

Në një status në Facebook, ai thotë se nuk është aspak i kënaqur me situatën që po ndodhe në bashkinë e Lezhës.

Ja reagimi i Pjerin Ndreut në FB

Mirëmbrëma! Jam rikthyer sonte në Fb për tu dhënë përgjigje gjithë të turbulluarve nga ngjarjet e fundit në Lezhë. Nuk jam aspak i kënaqur me atë që ka ndodhur e as nuk do jem kurrë. Por ca mitingashe të lodhur dhe ca "dijetare" politike, duan domosdoshmërisht të lidhin PS dhe mua me këtë histori. E konsideroj një turp dhe abuzim skandaloz, çdo përpjekje të kujdo që synon të gjejë alibi e të pëedore emrin tim apo të PS për të justifikuar veprimin. Me shumë se te kushdo ta kërkojnë te ankesa që kanë bërë dy shtetas me emër e mbiemër dhe me drejtesinë. Nuk më lidh asgjë më ketë çështje penale, përveç keqardhjes për këdo që dyshohet si i implikuar. Sa për bashkinë, historia ka treguar se nuk është e nevojshme ky lloj skenari, sepse si rregull bashkinë e humbin ata që e kanë e jo e fitojnë ata qe se kanë. Kështu që beni durim deri vitin tjeter!

/Ora News.tv/