Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" në Lezhë, Kurbin e Mirditë.

Dy persona u kapën me drogë e armë, ndërsa tre të tjerë rezultonin në kërkim.

Të arrestuarit janë Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë, të cilit iu gjet një armë dhe një sasi kanabisi dhe  Florenc Sefgjini, 36 vjeç, i cili u kap me një dorezë hekuri.

Po ashu është arrestuar edhe Fatmir Çupi pasi ka rrëzuar lirimin me kusht dhe Arben Turku, 41 vjeç i dënuar për mosbindje të policisë.

Gjatë operacionit u arrestua edhe 52-vjeçari, Besnik Selmani, me masë sigurie "arrest me burg" për kultivim bimësh narkotike.

/Ora News.tv/