Gjykata e Shkodrës cakton masën e sigurisë "arrest me burg" për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Viluni beach" ku pak ditë më parë u sekuestruan 1.5 ton drogë.


Në arrest me burg janë lënë Sokol Ujka, Enriko Zyle, Arbër Bozhanaj, Gerti Danaj, Dervish Gjolekaj, Fatjon  Merko.

Ndërsa sot u arrestua Gjovalin Ndoj, banues në Lezhë. Droga u bllokua më 11 nëntor 2017.  Enriko Zyle, ishte oficer policie në pranë drejtorisë së emigracionit dhe kufirit, i cili në momentin që është pikasur nga kolegët e tij ka tentuar të largohet me shpejtësi por më pas është arrestuar.

Ai dyshihet se dilte garant ndaj trafikanteve, gjithashtu nga një dëshmi mësohet se polici ka paguar hotelin në  Velipojë plot 500 euro.

Hoteli në pronësi të Petrit Vuksanit që jeton në  Itali, administrohej nga fqinji i tij Sokol  Ujkaj edhe ky i arrestuar nga policia brenda shtëpisë, ndërsa aty  kishte edhe makinën e tij tip "Merdes benz" me targë AA 388 ME. Sokol  Ujka dhe Enriko Zylo janë të vetmit që janë arrestuar në afërsi të  vendit të ngjarjes.  

Të arrestuarit janë prangosur në kuadër të operacionit Viluni Beach"

/Ora News.tv/