ARMO, Tabaku: Kompania gangrenë për ekonominë; Braçe: Interpelancë me Ministrat

ARMO, Tabaku: Kompania gangrenë për ekonominë; Braçe:

Protestat e naftëtarëve të Ballshit kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë.Nënkryetarja, Jorida Tabaku, tha se rafineritë e ARMO-s janë transformuar në një gangrenë për ekonominë shqiptare, ndërsa kërkoi të gjendet një zgjidhje sa më parë për punonjësit e naftës. Kreu i Komisionit të Ekonomisë deklaroi se për këtë çështje duhet të thirren në interpelancë Ministrat.

Çështja e naftëtarëve të rafinerive të ARMO-s në Ballsh ka zbritur edhe në Kuvend. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, kërkoi një zgjidhje për familjet të cilat nuk po marrin pagat.

Sipas Tabakut kjo kompani po kthehet në një gangrenë për ekonominë shqiptare, në një kohë që vetëm për këtë vit ka 60 milion euro detyrime të papaguara.

Tabaku: Megjithëse 60 milion euro detyrime këtë vit janë të akumuluara të papaguara dhe mëgjithëse janë falur 100 milion euro detyrime, akoma kompania që duhet të ishte një nga më fitimprurëset nuk paguan pagat e naftëtarëve.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ndërkohë kërkoi në interpelancë dy Ministrat e linjës për të sqaruar problemet që lidhen me këtë kompani dhe naftëtarët.

Braçe: Dy letra në dorë, dy dokumenta në dorë ti lexonim ato dhe të thërrisnim  dhe Ministrat për të kërkuar  llogari sesi funksionon kjo gjë. Si ka funksionuar dhe si funksionon dhe si i jepet zgjidhje përfundimtare problematikës që kanë ata njerëz që janë atje.

Prej disa muajve, naftëtarët e rafinerive të përpunimit të naftës në Ballsh kanë nisur protestat pasi kërkojnë ti paguhen  sigurimet shoqërore dhe pagat e prapambetura, nisjen e punës si dhe statusin e minatorit.

EMISIONET