Për të mos udhëtuar në këmbë drejt Tiranës, Kryeministri Edi Rama me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mbajtën një interpelancë me naftëtarët e Ballshit përmes videokonferencës.

Videokonferenca u mbajt paraditen e sotme. 

Naftëtarët kërkuan ndërhyrjen, zgjidhje përfundimtare, hapjen e rafinerisë, marrjen e pagave të prapambetura, garantimin e statusit të naftëtarit pse jo dhe shtetëzimin e ARMO-s. 

Nga të gjitha kërkesat u premtua statusi i naftëtarit. Kryeministri dhe ministrat premtuan se naftëtarët e Ballshit do të trajtoheshin me prioritet për të marrë këtë status.

Cfare kerkojne naftetaret?

Naftëtarët: Të garantohen detyrimet e punonjësve dhe pagat e prapambetetura. 

Impelentimi  i statutist të naftëtarit.

Mallakastra ëstë zhytur në krizë, 39% e punonjësve janë me kredi nëpër banka. 

Shpresën dhe besën e kemi tek ju, ti japim fund njëherë e mirë drejtimit korruptiv të kompanisë ARMO, ta kthejmë në jetë industrinë e përpunimit të thellë naftës, titanin si i vetmi aset në llojin e vet në gjithë vendin tonë.
 
Punonjësit e uzinës së Ballshit, si sektori më i vështirë në ekonominë e vendit, janë të ngarkuar nga ana shëndetësore me karbon në gjak. Është paradoks dhe fatkeqësi e madhe që 120 shokë tanë pa dalë pension kanë kaluar në atë jetë. 


Nuk funksionon si duhet as qendra shëndetësore dhe ai i vetmi repart i sëmundjeve profesionale që ka qenë në Tiranë është mbyllur. 

Prandaj kemi kërkuar që nëpërmjet jush edhe pak kontribut që mund të jepet nga donatorë të ndryshëm të hapet sa më shpejt ky repart i domosdoshëm. Gjithashtu nëpër sektorë të naftës ku ndotja është prezente është e nevojshme që qendra të shëndetësore të mos rrijë si karakatinë por të jetë në funskion. 

Z. Kryeministër para 1 viti u votua statusi i shumëpritur, ishte dëshira juaj për ta vendosur atë status, por shikoj më keqardhje që impementimi i tij është i vonuar. Kush i pengon organet ligjzbatuese për ta vënë në jetë këtë status? Me keqardhje u them se para disa ditësh kur ne udhëtonim për Tiranë kemi varrosur një shokun tonë në moshën 60-61 vjeç.

Rafineria është e vetmja mundësi financiare për të mbajtur familjet tona

A i mbaheni premtimit se do i japim lekët e prapambetura?

Cfare perfitojne nga statusi ?

Kryeministri Edi Rama deklaroi se naftëtarët do të trajtoheshin me prioritet. "Statusi është gati për ju, plotësoni dokumentacionin. Jemi gati të ngrejmë dhe një njësi t'ju ndihmojmë për plotësimin e dokumentacionit. "- tha Rama.


Ministri Gjiknuri deklaroi:  Ju do të jeni grupi i parë që do të trajtoheni me precedencë e shpejtësi. Të vijnë dosjet atje dhe automatikisht të gjithë ata që i takon statusi do të trajtohen me shpejtësi. Në momentin kur uzina nuk punon pra ka falimentuar apo dalin të papunë përfitojnë ato elementë që ua jep statusi pra tre pagat e para që i parashikon statusi deri në 3 % në mos gaboj dhe trajtimi siç përcakton legjislacioni në fuqi për statusin.  Ne po ju presim të përshpejtojmë procesin. Jeni të parët që ai komision do të trajtojë me precedencë. Do mbeten të tjerët në radhë. 

Por a do rifilloje pune rafineria? 

Për banorët e Mallakastrës rafineria është i vetmi vend pune për të siguruar të ardhurat për familjen e tyre.  Kryeministri u dha shpresë naftëtarëve se do shkonte në Ballsh për të rivënë në punë rafinerinë, por pa dhënë datë të saktë

Edi Rama: Jam shpresëplotë, nuk dua të them as data as afate, unë do vij atje në Ballsh për ta rivënë në punë rafinerinë për këtë po punojmë. Jemi në të drejtën tuaj të mos besoni."

Por Rama beri te qarte : Nëse do të futemi në proces për të nxitur rindezjen e rafinerisë ta bëjmë me garanci të plota financiare në raport me bankën, me ju dhe në raport me shtetin. Jo hajde po rindizet, të rifillojë puna e të shikojmë rrugës. ne nuk do të shikojmë rrugës, do luftojmë për të dhënë një zgjidhje përfundimtare ciladoqoftë ajo".

Nga ana e tij Ministri Gjiknuri deklaron: Kompania ARMO ka falimentuar, nuk ekziston si kompani. Eshtë e zhytur në borxhe. Ne kemi nisur procedurat tona ligjore për të rikuperuar çdo lloj aseti që mund të rikuperohet. Kam autorizuar që të sekuestrohen asetet për kompensimin e borxheve.

ARMO iku bashkë me Rezart Taçin. Ju e dini mirë. Po gjejmë zgjidhje brenda hapësirave shtetërore, sepse ajo nuk është ndërmarrje shtetërore. Do përpiqemi që të gjejmë investitor që të marrë përsipër brenda kuadrit ligjor.


Naftetari i thote: Jemi pa buke, Rama i kujton Flamur Noken

Kur një naftëtar ndërhyri për ti treguar se ishin pa bukë e pa punë, Rama me ironi i kujtoi Flamur Nokën

Edi Rama: Nuk është një bisedë që po e bëjmë në kushtet kur ju jeni në një gjëndje dëshpërimi edhe merrni dhe rrugën në këmbë nga Fieri. Se për çfarë e merrni rrugën në këmbë nga Fier në Tiranë kur na keni në dispozicion

Naftëtari: Jemi pa punë e pa bukë ore!

Rama: Unë nuk ju ndaloj, jeni të lirë

Naftëtari: Jemi pa bukë

Rama: Të lutem mos më bëj Flamur Nokën, këtu se krijohet problem.


 A mund te shtetezohet ARMO? Rama: E kemi ne tavolinë por?

Edi Rama: Pronari i ARMO-s është banka. Skemën e shtetëzimit e kemi vënë në tavolinë nuk e kemi përjashtuar por nga konsultimet me ekspertë vendas apo të huaj nuk është se kemi pamje të qartë dhe nuk duam të kalojmë nga një qorrsokak në nëj tjetër aq më tepër që nuk e marrim dot përsipër sot. 

Po a do hetohet privatizimi i ARMO?

Ministri Gjiknuri bën me faj qeverinë e Berishës: "Problemet kanë fillesën tek privatizimi i nisur keq dhe që kur morëm qeverinë në 2013 ajo kishte dështuar. Uzina nuk është menaxhuar siç duhet, por menaxhimi është privat. Është çështje tjetër nëse ia vlen shtetëzimi 

Rama deklaron: U tentua të mbyllet hetimi për një tjetër krim si ky, për privatizimin e CEZ. e patë që prokurorija vetë shkoi në gjykatë dhe kërkoi të mbyllte dosjen një gjë e paimagjinueshme. Nuk e di nëse do të hetohet por unë jam absolutisht me ju është një privatizim kriminal për të cilin nuk ka pasur asnjë ndëshkim, ndëshkueshmëria ka qenë vetëm për ata që s'kanë pasur pushtet. Prandaj ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi dhe prandaj kërcasin çizmet e shishet pse emërohet një prokurore e përgjithshme që për herë të parë nuk është nën kontrollin e atyre që kanë mbajtur nën kontroll historikisht drejtësinë dhe kanë mbajtur të mbyllur kapakët e zullumeve të gjithë qeverive po të doni.



/Ora News.tv/