"Armiq" në fushë por Mourinho ka këtë mesazh për lamtumirën e Wenger

"Armiq" në fushë por Mourinho ka këtë mesazh

Kanë patur mjaft debate në konferenca shtypi dhe në fushën e blertë. Bëhet fjalë për teknikun Jose Mourinhon dhe Arsene Wenger, i cili vendosi të largohet nga Arsenal në fund të sezonit.

Megjithatë trajneri portugez, edhe pse "armik", nuk ka lënë pa e komentuar largimin e tij nga drejtimi i topcinjve duke e uruar francezin.

"Nëse ai është i lumtur, edhe unë jam i lumtur; nëse është i trishtuar, jam edhe unë i trishtuar. Gjithmonë dëshiroj më të mirën për kundërshtarët e mi. Gjithmonë uroj më të mirën. Nëse ai është i kënaqur me vendimin që ka marrë dhe duket përpara kapitullit të ardhshëm të karrierës dhe jetës së tij, jam shumë i lumtur për të."

EMISIONET