Armëpushimi në Gaza, jep dorëheqjen ministri i mbrojtjes së Izraelit

Armëpushimi në Gaza, jep dorëheqjen ministri i mbrojtjes së

Ministri i mbrojtjes i Izraelit ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të kabinetit për të bërë një armëpushim, pas dy ditësh luftime me militantët palestinezë në Gaza.

Avigdor Lieberman denoncoi masën si "dorëzim ndaj terrorizmit".

Ai tha se partia e tij e djathtë 'Yisrael Beiteinu' do të largohej nga koalicioni qeverisës, që mund të çojë në zgjedhje të parakohshme.

Tetë vetë u vranë të hënën e të martën ndërsa militantët gjuajtën 460 raketa ndaj Izraelit dhe forcat izraelite bombarduan 160 objektiva në Gaza.

Armëpushimi u mbajt të mërkurën dhe shkollat e bizneset në Izraelin e jugut u rihapën pasi nuk u raportuan sulme me raketa gjatë natës.

Megjithatë, ushtria izraelite tha se kishte qëlluar dhe kapur një palestinez që u përpoq të shkelte gardhin e Izraelit në kufirin e Gazës ndërsa gjuanin granata.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se një peshkatar u vra izraelitët në Gazan veriore. Ushtria izraelite tha se ushtarët qëlluan peshkatarin sepse ai po përparonte drejt gardhit kufitar.

EMISIONET