Armand Duka: Grupi kualifikues i vështirë, ja pse e konfirmova Panuccin

Armand Duka: Grupi kualifikues i vështirë, ja pse e konfirmova

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e kualifikueseve të Euro 2020. Kombëtarja kuqezi bën pjesë në grupin H sëbashku me Francën, Turqinë, Islandën, Andorrën dhe Moldavinë. Lidhur më këtë short, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i ftuar në "Intervista e mbrëmjes" në Ora News, ku komentoi shortin dhe vendimin për të konfirmuar teknikun Christian Panucci në krye të pankinës kuqezi.

Grup i vështirë?

Nuk ka grupe të lehta. Të gjitha grupet janë të ekuilibruara, mesatare dhe të forta. Mund të ishte dhe më i keq, sikur ai C, me Holandën dhe Gjermaninë. Grupi që jemi mund të luajmë, mund të shpresojmë dhe të synojmë vendin e parë dhe të dytë. Ka kohë që të drejtat televizive janë të shpërndara njëlloj nga UEFA. Sa i përket shortit, ndeshjen e parë e kemi fituar.

Premtimet?

Kombëtarja pas ecurisë në Euro 2016 e ka rritur stekën vetë, pasi është gjithmonë dhe synon gjithmonë vendet më të larta në grup. Kam dëgjuar se kundërshtarët tonë janë vetëm Islanda dhe Turqia, por duhet të kemi frikë dhe nga Andorra. Kemi mungesa dhe i vogël si kombëtarja jonë po gjen vështirësi.

Kombëtarja e Kosovës?

Ndjek të gjithë kombëtaret, sidomos atë të Kosovës.

Konfirmimi  i Panuccit?

Sa më lart të ngjitesh aq më e vështirë është. Pas marrjes pjesë në Euro 2016 dhe vendin e tretë në grupin kualifikues të Botërorit, bëri që tifozët të kërkonin shumë te kjo kombëtare.

Rokada në kombëtaret e moshave?

Të gjithë iu është dhënë mundësia, por kur mungojnë rezultatet edhe shkarkimi do të vijë. Stafi aktual ka vetëm 1 vit në këtë pozicion dhe me kombëtaren e madhe kemi përpara edhe kualifikueset e Euro 2020, pasi një ndryshim i beftë do të sillte një klimë jo shumë të mirë.


EMISIONET