Armand Duka e pranon: Gabuam në parashikim, "Arena Kombëtare" gati në shtator

Armand Duka e pranon: Gabuam në parashikim, "Arena

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte në Durrës ku foli për Akademinë e Arbitrimit, teksa u ndal edhe te stadiumi, "Arena Kombëtare", i cili pritet të jetë gati në muajin shtator.

"Kuptohet që nuk është e lehtë nga pikëpamja konstruktive, arredimi, mobilimi, prodhimi i sinjaleve televizive. Këto gjëra të vogla e bëjnë të vështirë ndërtimin e një stadiumi. Është një projekt shumë i madh, i parealizuar anjëherë në Shqipëri. Do ishte shumë mirë që ta kishim parashikuar saktë për në qershor, por është e pamundur që të arrihet. Kështu që uroj që në shtator të mos gabojmë dhe të jemi në kohën e duhur."-tha numri 1 i FSHF-së.  

Duka ftoi të rinjtë që të fokusohen te arbitrimi, duke thënë se është një profesion.

"Fizikisht është sport por mendërisht është më shumë se sport sepse do japësh drejtësi në fushën e lojës dhe të japësh drejtësi në fushën e lojës nuk është e lehtë. Sokol Jareci që kam në krahë, e ka filluar si ju, ka bërë një karrierë shumë të mirë në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar, kemi edhe vajza që po promovohen ne fushën e arbitrimit. Ne i ftojmë  vajzat të merren me këtë sport apo profesion. E kemi filluar vjet këtë akademi, disa vite më parë ka qenë një trajnim spontan. Arbitrat duhet të edukohen shumë mirë pasi janë një faktor shumë i rëndësishëm për një ndeshje futbolli. Nga viti i parë kemi plot 70 arbitra të cilët kanë kaluar testet dhe aktualisht arbitrojnë. "-përfundoi Duka. 

Thirrjes iu bashkua edhe Koordinatori i këtij projekti Sokol Jareci:

"Jemi për të promovuar edicionin e dytë të Akademisë së Arbitrimit pas një edicioni të parë të suksesshëm ku plot 70 djem e vajza u certifikuan. Duke parë suksesin e vitit të parë menduam ta zhvillonim sërisht."-
përfundoi ish-arbitri i UEFA-s.

EMISIONET