Arkivat, marrëveshja mes Arkivit dhe Kryqit të Kuq

Arkivat, marrëveshja mes Arkivit dhe Kryqit të Kuq

45 mijë dokumente arkivore të Kryqit të Kuq Shqiptar të cilat i përkasin periudhës nga viti 1921 kur u themelua shoqata humanitare deri 1969 vit në të cilin u vendos mbyllja nga ana e regjimi komunist do të hyjnë në një proces dixhitalizimi për t'u ruajtur dhe shërbyer si material studimor.

Drejtori i Arkivës, Ardit Bido foli rreth mënyrës sesi do të zhvillohet ky proces.

Bido: Digjitalizimi do të kryhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave me punonjësit dhe mjetet buxhetore.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq tha se procese të tilla janë me rëndësi jo vetëm për historinë e shoqates por dhe për vet historinë shqiptare.

Kryqi kuq: Bëhet fjalë për shoqatën humanitare më të vjetër në vend.

Marrëveshja e nënshkruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Shoqatës Shqiptare të Kryqit të Kuq pritet të sjell standard ndërkombëtare në ruajtjen e këtyre dokumenteve dhe parashikon që procesi të marr një vit kohë.

/Ora News.tv/

 

EMISIONET