Hapja e ekspozitës së arkitekturës së Toskanës ka sjellë në Tiranë projektet më të mira të arkitekturës italiane.

Ekspozita lëvizëse është pjesë e një çmimi të arkitekturës toskane "Vlerat cilësore të arkitekturës", e cila synon të tregojë arkitekturën bashkëkohore italiane në vendin tonë.

"Ekspozita është rezultat i një konkursi të zhvilluar që përpiqet të tregojë projekte të ndryshme arkitekturore. Kështu krijohet një urë bashkëpunimi mes arkitekturës italiane dhe asaj shqiptare. Kultura e projektit është si një garanci e cilësisë mjedisore dhe civile. Ekspozita është shprehje e kulturës së një populli dhe dëshmi e qytetërimit të tij".

Për kryetarin e Shoqatës së Arkitekturës Shqiptare, Armand Vokshi, çmimi do të bëhet një kulturë referimi për kulturën arkitekturore në nivel kombëtar.

Armand Vokshi: Janë projekte të cilat zakonisht janë qendra historike, ose peizazhe interesante si urbane ashtu dhe natyrore.Është një nga gjërat që Shqipërisë i mungon sepse e shohim që produkti jonë mund të jenë individualisht projekte shumë interesante, por kur i shohim të vendosura me qytetin apo territorin, ato stonojnë.

Kjo ekspozitë vjen për herë të parë në vendin tonë me kërkesën e arkitektëve të Shqipërisë dhe vitin e ardhshëm që projektet arkitekturore të Shqipërisë të shkojnë në ekspozitën e Toskanës.


/Ora News.tv/