Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një zbulim të rrallë, një sarkofag të madh të zi që thuhet se është më i madhi që është gjetur ndonjëherë në Aleksandri.

Dhe ata nuk e dinë se kush ose çfarë gjendet brenda.

Arkivoli prej guri i gjatë 185 cm u gjet i varrosur nën tokë më 1 korrik. Ai u zbulua në një shesh ndërtimi gjatë një inspektimi të rregullt arkeologjik nga zyrtarët qeveritarë njoftoi Ministria e Antikiteteve egjiptiane, në një postim zyrtar në Facebook.

Egjipti ka ligje të rrepta për të mbrojtje dhe ruajtjen e  antikiteteve kombëtare.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Antikiteteve, të gjitha antikitetet konsiderohen pronë e Shtetit.

Arkeologët e datojnë vendi në periudhën e Ptolemeut, midis 305 dhe 30 para erës së re.

/Ora News.tv/