Arjola Shehu zbulon si iu bë propozimi për emisionin italian

Arjola Shehu zbulon si iu bë propozimi për emisionin italian

Sezoni i ri televiziv gjeti Arjola Shehun pa asnjë projekt të ri. Megjithatë, rruga e suksesit nuk u mbyll për moderatoren shqiptare. Madje asaj iu propozua një projekt shumë i madh në Itali, të cilin e pranoi me kënaqësi.

Në intervistën për "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, Arjola zbuloi se si iu bë propozimi për të prezantuar emisionin "Tipicita 2019", të cilën e quan eksperiencë të bukur në karrierë.

Arjola Shehu: Unë bëra një projekt të bukur me ambasadën italiane. Ata më përzgjodhën që të isha imazhi i Javës Italiane këtu në Shqipëri. Ishte projekt vërtetë i lezetshëm që lidhej me të gatuarin. Nga ky projekt, ishin disa sipërmarrës që organizonin Tipicita, të cilët më panë. I pëlqeu italishtja ime që nuk është perfekte, por u përpoqa me atë time. Nga aty më thirrën për të bërë këtë projekt dhe unë e konsideroj si një eksperiencë të bukur sepse nuk të jepet rasti cdo ditë që të shkosh e të eksperimentosh me veten tënde.

EMISIONET