Ekonomisti Arjan Kadareja i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora deklaroi se konsumi nuk ka ndikuar në rritjen ekonomike, madje ka qenë një faktor pengues.

Kadareja: Konsumi ka vite që në Shqipëri rritet më pak se rritja ekonomike. Nuk është se rritja ka ardhur nga konsumi. Konsumi ka qenë një faktor pengues dhe vazhdon edhe sot. Rreth 2.4 % është rritja reale e konsumit në vitin 2015. 

Civici: Pikërisht pse ka ardhur rritja e konsumit ka ardhur tkurrja ekonomike. Në sensin që rritja ekonomike bazohet tek konsumi. Pra një nga shkaqet që rritja jonë ekonomike po shfaq dobësi është rritja e konsumit.

/Ora News.tv/