Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ari ka hyrë në oborrin e shtëpisë së një djali për tu relaksuar.

Mark Hough, pronari i shtëpisë është habitur kur ka parë kafshën duke u larë e duke pirë alkool në pishinë.

Ariu kishte marrë pijen 'margarita' dhe notonte ndërsa merrte rreze. 

"Mbeta i habitur kur pashë një ari në oborrin tim. Ai po luante dhe po kalonte kohë të mirë. Kishte marrë margarita dhe qëndronte në pishinë. Në fund ishte gati për një orë gjumë", tha Hough.  

Pronari po fliste me disa fqinj kur pa disa gjethe të rrëzoheshin nga pema. Pas gjithë kësaj historie fshihej ariu që ishte ngjitur për të fjetur.

/Ora News.tv/