Ariana Grande ka folur në detaje për herë të parë në lidhje me sulmet me bombë që ndodhën në koncertin e saj Manchester Arena vitin e kaluar.

Në një intervistë për Time, ajo tha: "Ka kaq shumë njerëz që kanë pësuar shumë humbje dhe kanë përjetuar dhimbje. Pjesa e zhivllimit do marrë një kohë të gjatë."

Majin e kaluar, 22 persona humbën jetën dhe qindra u plagosën në bombardimet pas koncertit të Grande në qendër të qytetit.

Këngëtarja amerikane e përshkroi bombardimin si "më të keqen absolute të njerëzimit".

/Ora News.tv/