Ariana Grande shpallet 'Gruaja e vitit'

Këngëtarja Ariana Grande është shpallur 'Gruaja e vitit' nga Billboard.

Ylli i muzikës pop do të nderohet në eventin e Billboard Women in Music dhe çmimin gala në New York më 6 dhjetor.

Grande i bashkohet ikonave që janë nderuar më parë, duke përfshirë  Selena Gomez, Madonnën, Lady Gagën dhe Taylor Swift.

Ajo do ta marrë çmimin në edicionin e 13-të të “Gruas në Muzikë”.

Gjatë karrierës së saj, Grande ka marrë vendin e parë në tabelën Billboard 200 albums  tri herë. Albumi i fundit i saj që zuri vendin e parë ishte  Sweetener në gusht.

"Ajo ka guxim, po bën këngët më të mira të karrierës së saj muzikore dhe absolutisht e meriton titullin 'Gruaja e Vitit',"-tha Ross Scarano, i Billboard.

EMISIONET