Ariana Grande është parë për herë të parë që nga vdekja e ish-të dashurit të saj Mac Miller.

25-vjeçarja, që u rrënua nga lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit me të cilin u lidh për 2 vite, është fotografuar duke kërcyer në shi.

Ariana ka kërkuar kohë për të shëruar plagët duke marrë një pushim nga jeta publike. 

Që nga ajo deklaratë këngëtarja është parë me miqtë e saj në New York.

Ariana shihet duke kërcyer në shi dhe nuk shqetësohet fare që mund të lagej.

/Ora News.tv/