Argjentina vuan mungesën e Messit, Miranda nderon Brazilin

Brazili është fituesi i "Superklasikes" ndaj Argjentinës.

Në praninë e më shumë se 60 mijë tifozësh, kombëtares "Selecao" i ka mjaftuar një gol i qendërmbrojtësit të Interit, Joao Miranda për të mposhtur kundërshtarin më të urryer.  Gjigandi i prapavijës braziliane shfrytëzoi në maksimum një krosim nga këndi të yllit të PSG-së, Neymar dhe me një goditje kirurgjikale e depozitoi sferën në rrjetë.

Në mungesë të yllit të saj, Lionel Messi, Argjetina e kishte të vështirë të gjente golin në "King Abdullah Stadium" të Jeddah, duke u dorëzuar përballë furisë së Neymar me shokë. Edhe pse nuk arriti të gjej rrugën e rrjetës, futbollisti më i shtrenjtë në botë, e la gjurmën e tij në këtë takim, pasi ekzekutoi perfekt një goditje këndi të fituar në "frymën e fundit". Një takim miqësor por që i shërben të besuarve të Tite për në vazhdimësi.

EMISIONET