Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur në Shqipëri dhe ka parë nga afër ecurinë e punimeve të impiantit “Arena Kombëtare”.

Drejtori i Zhvillimit të Federatave Kombëtare në UEFA, Thierry Favre ishte prezent në këtë inspektim dhe pa nga afër volumin e deritanishëm të punëve në kantier.

Në shoqërinë e arkitektit të kësaj vepre Marco Casamonti, dhe anëtarit të KE, të FSHF-së, Arben Dervishi, Favre ka ndjekur në sektorë të ndryshëm edhe punimet e deritanishme duke u njohur edhe me informacionet e vazhdueshme nga arkitekti, të punës së deritanishme të kryer për këtë impiant, volumi për secilin sektor, hapat e deritanishëm, çfarë është në proçes dhe çfarë ka mbetur pa kryer.



/Ora News.tv/