Mijëra qytetarë, personalitete politike dhe publike si dhe diplomatë të huaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Arbër Xhaferrit në varrezat e Tetovës. Vdekja e ish liderit të PDSH-së Arben Xhaferit ka shkaktuar heshtje të plotë në Tetovë. Para selisë së PDSH-së, ku ishte vendosur arkivoli me trupin e pajetë të ArbenXhaferit,ku janë bërë edhe homazhe, ishin tubuar mijëra e mijëra qytetarë që kishin ardhur nga të gjitha qytetet dhe viset tjera shqiptare. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe personalitete publike, politike dhe përfaqësues të korit diplomatik në Maqedoni. Në ora 13:30, në heshtje të plotë, shoqëruar me kurora lulesh duke filluar nga ajo e familjes së ngushte, institucioneve, partive dhe degëve të PDSH-se si dhe të pranishmëve të tjerë u nxorr në duart e krerëve të PDSH-se arkivoli i Arben Xhaferit, që u vendos në veturën funerale dhe u nisën drejt banesës së tij të fundit në varrezat e qytetit të Tetovës. Mijëra e mijëra qytetarë formuan kortezhin, të cilin e drejtonte vetë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

/Ora News.tv/