Prokurori saudit: Vrasja e gazetarit ishte e paramenduar

Prokurori saudit: Vrasja e gazetarit ishte e paramenduar

Prokurori publik i Arabisë Saudite thotë se vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Stamboll ishte "e paramenduar".

Informacioni erdhi nga një grup pune i përbashkët saudito-turk, raportoi al-Ekhbariya, citon BBC.

Prokurorët po marrin në pyetje të dyshuarit në lidhje me këtë hetim të dyfishtë.

Arabia Saudite mohoi fillimisht se kishte informacione mbi vendndodhjen e gazetarit kur ai u zhduk më 2 tetor.

Por më pas Mbretëria pranoi se ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll, pas një përplasje fizike.

Arabia Saudite gjithashtu shkarkoi dy këshilltarë kryesorë të princit dhe arrestoi 18 vetë.

EMISIONET