"Objektvi i parë u arrit, të ngresh zërin sjell rezultate". Ky është komenti i bërë nga Ministri i Brendshëm  Matteo Salvini pas vendimit të mbylljes së porteve dhe mospranimit të zbarkimit të 629 emigrantëve të anijes humanitare Aquarius në tokën italiane.

Vendimi i tij solli reagime të shumta politike pro e kundër, por dhe analiza mediatike të cilat bashkohen në një pyetje të vetme: Aquarius shkoi në Spanjë, por më pas? Anijet e tjera me emigrantë ku do shkojnë?

Mediat italiane kanë sjellë në vëmendje faktin se nuk është hera e parë që Italia i mbyll portet emigrantëve.

E përditshmja "Il Giornale" sjell në kujtesën publike vitin 1997 kur Italia qeverisej nga e majta italiane me kryeministër Romano Prodin e Ministër të Brendshëm ish-Presidentin italian Girogio Napolitano.

"Ishte marsi i vitit 1997, kujton "Il Giornale", Romano Prodi kishte një vit që kishte fituar zgjedhjet e Shqipëria u shndërrua në Afrikën e sotme.

Ky vend, shkruan "Il Giornale", "ishte i përfshirë nga një krizë e fortë ekonomike e vendi sundohej nga banda të armatosura që menaxhonin territore të caktuara kundër qeverisë."

"Por çfarë bëri qeveria e majtë kur mijëra shqiptarërë tentuan të largoheshin nga Ballkani dhe  përmes detit tentuan të mbërrrin në brigjet pulieze? Hapën portet' Aktivizuan në det anijet humanitare?" pyet  media italiane.

"Agjë e tillë. Nëse njëra anë ofronin mbrojtje të përkohshme refugjatëve e ndihmë ekonomike Shqipërisë, nga ana tjetër aktivizuan një bllokadë të vërtetë detare e shumë më të fortë se kjo që ka bërë sot Salvini."

"Por jo vetëm kaq analizon, gazetari i "Il Giornale", (mbreti Girogio) Ministri i Brendshëm Giorgio Napolitano, ndaj kujtdo që nuk kishte të drejtë azili e kthente menjëherë në shtëpi."

Mediat italiane në atë pranverë të 1997 mbanin tituj si "Bllok detar për të ndaluar shqiptarët".

Italia nënshkroi në atë kohë një marrëveshje me kryeministrin shqiptar ku impenjohej të bllokonte me mjete detare imigrimin në masë të shqiptarëve.

Flotat italiane duhet të kryenin manovra në det për të trembur gomonet me emigrantë shqiptarë, duke i detyruar të ktheheshin pas.

Dy ditë më vonë pas nënshkrimit të marrëveshjes, anija shqiptare Katër i Radës, aksidentohet nga anija e marinës italiane Sibilla dhe në det mbesin viktimë 81 persona e 27 rezultojnë të humbur. Të gjithë emigrantë shqiptarë.


/Ora News.tv/