Apple shkarkon inxhinierin, publikoi video të iPhone X

Apple shkarkon inxhinierin, publikoi video të iPhone X

Apple ka shkarkuar një nga inxhinierët e saj pasi ka postuar në YouTube një video të iPhone X para lançimit zyrtar.

Video u nda gjerësisht pasi u bë virale nga faqet e lajmeve të teknologjisë dhe bloget që e shikojnë Apple.

Inxhinieri është justifikuar duke deklaruar se videoja ishte hedhur në YouTube nga e bija pasi ajo kishte vizituar një ditë kampusin ku ai punonte.

Vajza tha se babai i saj u shkarkua për thyerjen e politikës së rreptë të Apple që ndalon filmimin në kampusin e saj.

Apple ende nuk ka dhënë asnjë koment dhe as nuk është përgjigjur në një kërkesë për koment.

/Oranews.tv/

EMISIONET