Apple gjobitet me 6.6 milionë dollarë për 'mashtrimin' e konsumatorëve

Apple është dënuar me një gjobë prej 6.6 milionë dollarë për mashtrimin e konsumatorëve australianë në lidhje me të drejtën e tyre për të riparuar pajisje e prishura të iPhone dhe iPad.

Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC) mori masa ligjore kundër Apple dhe të martën njoftoi se Gjykata Federale e urdhëroi kompaninë të paguante gjobën.

Një hetim i ACCC zbuloi se 275 personave iu tha nga Apple se nuk kishin të drejtë për të riparuar apo rimbursuar pajisjet e tyre nëse ato më parë i kishin dërguar në një servis tjetër.

Në mënyrë të veçantë përdoruesit e iPhones dhe iPad që iu shfaqte në paralajmërimi "Error 53", i cili thuhet se është shkaktuar nga servise të treta  që zëvëndësojnë lidhësin që shkon nga sensori  Touch ID me 'home'.

"Nëse një produkt është  prishur, konsumatorët ligjërisht kanë të drejtën e riparimit ose zëvendësimit sipas ligjit australian, ose edhe rimbursimit,"-tha  komisioneri i ACCC Sarah Court.

EMISIONET