Pas më shumë se një muaji në treg, libri i Fatos Lubonjës  "Apokalipsi i rremë", përkthehet në gjuhën angleze, nga Xhon Hodson dhe botohet nga "Istrobook". Pikërisht për këtë arsye ai do të nisë një tur 7 ditor, për të marrë pjesë në ceremoninë e promovimit. “Nuk do të shkoj vetëm në Londër. Do të shkoj edhe në Kardif si edhe në një në Festival Letërsie ku do të bëhet promovimi i librit si dhe takime të ndryshme vetëm dhe me autorë të tjerë që kanë botuar në “Istrosbook”, shprehet Lubonja. Por për çfarë bën fjalë libri "Apokalipsi i rremë", vetë autori Lubonja na e rrëfen: “Është një libër që ka trajtuar takimin e një Shqipërie që del nga stalinizmi më i egër, me kapitalizmin, dhe është më i papregatituri nga të gjitha vendet. Nga kriza e piramidave unë e shikoj si një rast ekstrem të takimit me kapitalizmin të një vendi lindor siç ishte Shqipëria, me të gjitha ato sëmundjet që janë shfaqur shumë tragjike dhe dramatike në Shqipëri.” Nga udhëtimi në Londër ka disa pritshmëri; “Pritshmëria është më shumë e atyre që presin të dëgjojnë diçka, çfarë mund të japë libri. Pres që mund të ketë njerëz të interesuar për librin dhe që duan të vizitojnë Shqipërinë” Pas kthimit nga turi i tij në Londër, Fatos Lubonja premtoi një intervistë për “Ora News”, ku do të na rrëfejë nëse ajo çfarë ka pritur nga ceremonia e promovimit të librit është realizuar. /nzh/oranews online/

/Ora News.tv/