Qeveria e re e Irakut ka vendosur një mënyrë të re për zgjedhjen e ministrave të kabinetit. Kryeministri i nominuar Adel Abdul Mahdi zgjodhi mënyrën online për të lejuar të gjithë qytetarët të aplikojnë.

Mahdi shkroi në Facebook se ekspertët, specialistët dhe personat me eksperiencë, duhet të propozojnë kandidaturën e tyrë në faqen e qeverisë.

Synimi i tij është që të drejtojë një ekip ministrash tekonkratë të aftë, të çliruar nga tensionet politike, etnike dhe sektariane, që kanë përfshirë Irakun që nga rënia e Sadam Huseinit, në vitin 2003.

Qeveria përballet me detyrën e rindërtimit të vendit pas katër vitesh luftë kundër grupit të Shtetit Islamik që la dhjetëra mijëra shtëpi dhe biznesi të shkatërruara dhe të zhvendosur më shumë se tre milionë njerëz.

/Ora News.tv/