Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për Valbona Sakon, duke konfirmuar mandatin e saj.

Apeli pas shqyrtimit të dosjes vendosi rrëzimin e vendimit të dhënë nga gjykatësja Mimoza Margjeka.

Margjeka e konsideroi procesin zgjedhor nul pasi Bindja Demokratike ishte regjistruar me vonesë.

Por brenda 48 orëve Gjykata e Durrësit dha dy vendime të ndryshime për mandatin e Sakos.

Vendimi i parë Më 17 qershor Gjykata e Durrësit e konsideroi procesin zgjedhor nul pasi Bindja Demokratike ishte regjistruar me vonesë, duke refuzuar t’i japë mandatin kryebashkiakes socialiste Sako.

Gjykata argumentoi se Bindja Demokratike u regjistrua jashtë afateve ligjore, duke e bërë kështu 30 Qershorin një proces të paligjshëm.

Partia e Astrit Patozit u regjistrua në Gjykatë me 25 Prill, ndërsa në KQZ kishte dorëzuar dokumentat me 23 Prill, afati i fundit sipas Kodit Zgjedhor për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet vendore.

Vendimi i dytë brenda 48 orëve - Në harkun kohor të 48 orëve Gjykata e Durrësit dha dy vendime të kundërta për kryebashkiaken e re të zgjedhur nga votat e 30 qershorit Valbona Sako.

Pas refuzimit për t’i njohur mandatin nga gjyqtarja Mimoza Margjeka të mërkurën e 17 qershorit, u nevojit ndërhyrja e Edi Ramës që gjyqtari Shpëtim Reka t’i vërtetonte mandatin Sakos.

/Ora News.tv/