Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ne nje postim ne twitter ben apel per te nisur urgjentisht dialogun. 

Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit.

"Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit."

Ngrini SPAK e Gjykaten Kushtetuese

Gjithashtu Soreca kërkon fokusimin tek ngritja e SPAK dhe kthimin e Gjykatës Kushtetuese funksionale.

Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do bëjë të mundur që Shqipëria të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore.

Luftoni korrupsionin e krimin e organizuar

"Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë në mënyrë të përditshme. Prokuroria duhet të hetojë çdo formë të dyshuar të korrupsionit, përfshi shkeljet zgjedhore dhe blerjen e votave, në zbatim të ligjeve ekzistues. Për të konfirmuar që cikli i drejtësisë penale funksionin efektivisht është gjithashtu e rëndësishme që gjykatat të japin dënime përfundimatre mbi akuza të pazgjidhura për çështje serioze të krimit të organizuar."

Nisni reformen zgjedhore

"Gjithashtu, duhet të rinisë me shpejtësi puna ndërpartiake për reformën zgjedhore. Të gjitha institucionet shqiptare dhe liderët politikë duhet të përqëndrojnë përpjeket e tyre në këto objektiva, në kuadër të vendimit të rëndësishëm të Këshillit Evropian në tetor. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët bësojnë fuqimisht në të ardhmen evropiane të vendit të tyre."

Ftesës urgjente që ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i bëri palëve politike përmes një deklarate të postuar në facebook nuk kaloi pa vëmendjen e presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë adresoi akuza ndaj faktorit ndërkombëtarë. 

Kreu i shtetit hartoi 10 pyetje për kreun e delegacionit  të BE-së që konsistojnë pikërisht tek dialogu.



/Ora News.tv/