Apeli i Sorecës: Dialogu pozitë-opozitë të fillojë nga reforma zgjedhore

Apeli i Sorecës: Dialogu pozitë-opozitë të fillojë nga

Reforma zgjedhore duhet të jetë pikënisja e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës, me qëllim zgjidhjen e krizës politike. 

Ishte ky apeli që ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca pati për palët politike, duke theksuar se ulja në tryezën e dialogut të palëve politike, do të ndihmonte dhe çeljen e negociatave

Soreca:  Ju e dini që ne ju kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta e të shumta thirrjet për dialog muajt e fundit. Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore.

Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe e nevojshme pasi do të sillte një gjë që ishte shumë e rëndësishme edhe për qytetarët, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Çelja e negociatave do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut dhe më lejoni të them që 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të bëhet shtat anëtar i BE. Këta janë 91% e qytetarëve shqiptarë që i përkasin të gjithë spektrit politik në Shqipëri që do të thotë që të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog.

Ambasadori i BE-së shpreson në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave.

Soreca: Ne jemi të bindur se do të jepet një motivim shtesë për institucionet shqiptare. Çelja e negociatave nuk do të jetë fundi i fillimit, por fillimi i një procesi që do të na çojë përpara.

Soreca tha se në tetor mund të jepet një fjalë e mirë për Shqipërinë.

Soreca: Në tetor mund të thuhet një fjalë e mirë për të ardhmen e Shqipërisë. E rëndësishme është prania e Tusk këtu. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen në një moment të rëndësishëm. Besoj se Shqipëria ka pasur një ecuri shumë të mirë.  Topi kalon në kampin e Këshillit Europian. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm, reforma në drejtësi do të sjelli ndryshime të forta. 

Diplomati evropian e vuri theksin tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se javë në vijim janë kyçe për Shqipërinë.

Soreca:  Javët dhe muajt në vijim do të jenë kyçe për Shqipërinë pasi ne jemi shumë afër krijimit të SPAK dhe BKH. Gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm po diskutojnë si mund të ndiqet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Këto deklarata, kreu i delegacionit të BE i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes marrëveshjes financiare IPA 2018, që parashikon akordimin e 94 milionë euro, nga të cilat 42 mln euro vetëm për reformën në drejtësie.



EMISIONET