Irena Pilo, aktorja e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër, vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka të domsodoshëm të kryejë transplantin e palcës kurrizore. Aktorët e teatrit të Gjirokastrës kanë bërë thirrje për ta ndihmuar, duke bërë të dtur edhe llogarinë bankare për ata që duan të kontribuojnë. "Apel per ndihme!Ne, aktoret e teatrit te Gjirokastres, ju bejme thirrje per mbeshtetje financiare per kolegen, miken, shoqen, artisten e dhjetra roleve ne skenen e teatrit, zj. Irena Pilo, e cila pas fazes se dyte te kimio-terapive duhet detyrimisht t’i nenshtrohet transplantit te palces kurrizore, vleren e se ciles familja nuk mund ta perballoje.  Lutemi te kontribuoni brenda mundesive tuaja financiare, per te realizuar kete nderhyrje.Me mirenjohje te thelle Aktoret e teatrit “Z.Sako”Gjirokaster" Pilo është bërë e njohur për publikun me disa shfaqje të para viteve ’90, si “Erashka” dhe “I padjallëzuari”. Po ashtu, ka qenë e pranishme në shumë aktivitete të tjerë kulturorë, teatralë e muzikorë. Tani është në luftë me kancerin dhe ka kaluar fazën e dytë të kimioterapisë. Nr llogarise: Raiffeisen Bank Albania account name: NIKOLLA ANDON PILO iban: AL08202610010000000001899141 sëift code: SGSBALTX

/Ora News.tv/