Një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun në Shqipëri, Anxhela Peristeri ka treguar një situatë qesharake gjatë një dasme.

Në një intervistë për 'Why Not' nga Roza Lati, ajo tregoi rastin ku mikesha e saj, e cila kishte tiparet e ngjashme me një këngëtare tjetër i mori gjithë vëmendjen.

"Në një dasmë në Pogradec kam qenë bashkë me një shoqen time, e cila ka shumë ngjashmëri në tipare me Ponin dhe erdhën njerëzit për foto dhe ne duhet të iknim. Ishin duke më tërhequr dhe i them, po mirë me Ponin nuk do bëni foto dhe më lëshuan menjëherë dhe iu sulën asaj shoqes sime,"- tha Anxhela.

Ndërkohë dihet se Anxhela Peristeri ka fituar shumë festivale muzikore kohët e fundit, ndër to edhe Këngën Magjike ku mori vendin e parë me projektin 'E çmendur'.

/Ora News.tv/