Pas çmimeve fituese në të gjitha spektaklet ku mori pjesë gjatë vitit 2017, Anxhela Peristeri ka treguar se ka nisur të punojë për projektet e reja.

Në një intervistë për 'Why Not' nga Roza Lati, ajo nuk dëshiroi që të bënte publike asnjë prej dy personave që do bashkëpunojë pasi pret që të konfirmojnë pjesëmarrjen.

"Kur flas për një projekt dua të jem e sigurt dhe pa marrë ato përgjigjet s'jam e sigurt. Është çështje bashkëpunimi në mes."

E pyetur nëse bëhet fjalë për ndonjë personazh të kulturës hip hop, këngëtarja tha: "Jo, nuk jau pret mendja. Për të dyja bashkëpunimet nuk jau pret mendja. Megjithatë nëse këta nuk bien dakort, dal edhe vetëm."

Kështu duhet të presim për të parë projektet muzikore të Anxhelës. Ajo tha se mund të sjellë me klip muzikor projektin 'E çmendur', që triumfoi në Këngën Magjike.

/Ora News.tv/