Anulohet koncensioni i aksit Thumanë-Kashar, Balluku: Paratë për Universitetet

Anulohet koncensioni i aksit Thumanë-Kashar, Balluku: Paratë për

Ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka anuluar koncesionin e aksit Thumanë-Kashar.

Fondi prej 245 milionë eurosh i parashikuar për ndërtimin e këtij aksi do të përdoret për kampuset universitare si dhe zbatimin e kërkesave të studentëve.

Në një dalje për mediat, Balluku njoftoi se qeveria ka vendosur të ndërpresë procedurat e Partneritetit Publik Privat me kompaninë që ishte shpallur fituese në koncesionin për ndërtimin e kësaj rruge.

Balluku deklaroi se këto para do të përdoren për përdoren “Paktin për Universitetin”.

Belinda Balluku: Kam vendosur ndërprerjen e procedurës së partneritetit Publik Privat për Aksin Thumanë-Kashar. Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti, qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve të Paktit për Universitetin, në fushën e infrastrukturës arsimore qoftë asaj fizike e qoftë asaj dixhitale.

Ministrja sqaroi se ky segment do të ndërtohet dhe parashikohet të përfshihet në projektin për zgjerimin Tiranë-Durrës.

Belinda Balluku: Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati. Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe ne jemi duke studiuar përfshirjen e tij: në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës ku bën pjesë edhe rindërtimi i rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa në Fazën e pare si dhe ndërtimi i rrugës Kashar – Rrogozhinë në Fazën e dytë.

Ideja është që pikërisht këtij aksi, pra Kashar-Rrogozhinë ti shtohet dhe aksi Thumanë-Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejtë në Tiranë nga veriu qoftë një lidhje shumë me të shpejtë midis veriut dhe jugut gjatë sezonit turistik.

Pra si përfundim Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tërhiqet nga partneriteti Publik Privat për Aksin Thumanë-Kashar dhe fondet e parashikuara i kalojnë Paktit për Universitetin. 



Reagon opozita- Opozita e ka cilësuar koston e ndërtimit të kësaj rruge shumë të lartë, por sipas qeverisë vjen si rezultat i veprave të shumta të artit e standartit të lartë me 4 korsi.

Albana Vokshi: Eshtë për të ardhur keq si ministrja e Ekonomisë edhe pse vetë nënë pranon të mashtrojë studentët duke u bërë vegël e bindur e Edi Ramës kundër tyre.

Kejdi Mehmetaj: Kjo është gënjeshtra e rradhës e Edi Ramës i cili mendon se mund të manipulojë opinionin publik me deklarata mbi paratë të cilat nuk ekzistojnë askund.



EMISIONET