Dy avionë që duhet të fluturonin nga Shqipëria drejt Italisë paraditen e së hënës kanë pasur probleme teknike duke sjellë panik tek pasagjerët dhe shtyrje të orareve të nisjes.

Ora Neës  ka siguruar pamje nga incidenti i ndodhur në avionin e Blue Panorama që duhej të nisej në ora 07:30 në drejtim të Italisë. Dëshmitarët që kontaktuan me redaksinë thanë se ky ishte fluturimi për Firence në orën 07:30.

Ne këtë kohë avioni ka rrezikuar shpërthim zjarri pak para se të shkëputej nga pista. Sipas pasagjerëve mjeti ajror për shkak te një avarie nuk arriti të ngrihej dhe frenoi me forcë të madhe.

kapiteni fluturimit ka njoftuar pasagjerët se duhet të zbrisnin sa më shpejt nga kabina ndërsa në bordin e avionit ka nisur paniku.

Pasagjerët kanë tentuar të dalin jashtë duke shtyrë njëri-tjetrin në kushtet e panikut ne rritje.

Disa prej pasagjerëve të avionit thanë se kanë prerë bileta për të arritur në destinacion.

Sipas listës së fluturimeve të publikuar nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, mëngjesin  të hënës në ora 07:30 për shkak të një difekti teknik ka pasur shtyrje fluturimi edhe nga  nje avion i një  kompanie tjetër.

Ora News kontaktoi me specialistin e bordit të investimit të aksidenteve ajrore, i cili tha se vonesa ka ardhur si pasojë e problemeve teknike në avion.

Sipas tij difekti është pikasur nga piloti që ka vendosur të kthehet në aeroport për shkak të rrjedhjes së lëngut hidraulik.


/Ora News.tv/