Anulohet bashkëpunimi i Nora Istrefit me Irkenc Hykën, arsyeja?

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Nora Istrefi kishte njoftuar se do vinte në një bashkëpunim me kompozitorin shqiptar Irkenc Hyka me këngën ‘Tymi i dashnisë’.

Ajo publikoi para një jave postimin në Instagram ku tregonte se po përgatitej për projektin e ri muzikor, përshkrim i cili nuk gjendet më në video.

Ndërkohë që të gjithë po prisnin duetin e tyre, Irkenci na lajmëroi se do vijë i vetëm duke treguar se Nora nuk është pjesë e projektit.

Nuk dihet nëse ka ndodhur një debat mes tyre, por është e sigurtë se kompozitori, pas disa bashkëpunimesh të suksesshme do prezantojë një projekt solo.


A post shared by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

EMISIONET