Anulohet koncerti i Dua Lipës në muzeun e Luvrit në Abu Dhabi

Anulohet koncerti i Dua Lipës në muzeun e Luvrit në Abu Dhabi

Një koncert i Dua Lipës për të shënuar përvjetorin e parë të muzeut Louvre Abu Dhabi u anullua për shkak të stuhisë së madhe të shiut. Dua Lipa duhej të performonte në muze, por pas erërave të forta dhe shiut që përfshiu Abu Dhabin, koncerti nuk u zhvillua.

"Për shkak të motit aktual të keq në Abu Dhabi, ne kemi anuluar koncertin e Dua Lipës. Shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë është prioriteti ynë,"-thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të muzeut në Twitter.

Ndërsa fansat duhet të ruajnë biletat e tyre deri në një njoftim të dytë për zhvillimin e koncertit.

Gjithashtu edhe Dua bëri njoftimin me anë të një postimi në Instagram.

Anulimi i performancës së Duas zhgënjeu qindra fansa.


EMISIONET