Antishpifja, Ngjela: Rama shpif më shumë nga të tjerët, por nuk e kap ligji

Antishpifja, Ngjela: Rama shpif më shumë nga të tjerët, por

Avokat Spartak Ngjela dhe deputetja e PD, Albana Vokshi kanë debatuar në studion e lajmeve të Ora News për paketën antishpifje, propozuar nga kryeministri Rama.

Sipas Ngjelës nuk është fjali i ligjit, por është faji i mungesës së pushtetit gjyqësor.

Spartak Ngjela: Nuk është fjali i ligjit, është faji i pushtetit gjyqësor. Nuk ka pushtet gjyqësor, prandaj vijnë gjithë këto sallamai. Vërtet ti mund të bësh ligje drastike, por duhet të kesh pushtet gjyqësor të konsoliduar, jo pushtet gjyqësor të korruptuar. Beje shpifjen, por po të kesh pushtet gjyqësor nuk e di kë kap ligji për shpifjen, kryeministrin apo njeriun e thjeshtë. Këta nuk abuzojnë tek ligji, abuzojnë se nuk ka pushtet gjkyqësor.  Rama shpif më shumë nga të tjerët, por nuk e kap ligji. Pse? Sepse nuk ka pushtet gjyqësor. Mua më duhet pushteti gjyqësor, që të zgjidhë problemin e së vërtetës. 

Ndërsa deputetja e PD, Albana Vokshi tha se ky model nuk përdoret në asnjë vend të BE. SIpas saj vetëm mendja e një të marri mund të bëjë një ligj të tillë.

Albana Vokshi: Është një model që nuk aplikohet jo vetëm në BE, por edhe në vende të tjera me lider autoritare. Është mendja e një të marri që mund të  prodhojnë ligje të tilla, të cilat me ligj bën censurën në media. Nuk dihet kush e ka hartuar ligjin. Nuk janë ftuar ekspertë të brendshëm apo të huaj për hartimin e draft ligjit. AMA bën konsultime për një pr/ligj të hartuar nga kryeministri dhe nuk e merr përsipër ministria e drejtësisë, unë këtë nuk kam arritur ta kuptoj. Rama me këto pr/ligje i vesh AMA-s dhe AKEP-it me përgjegjësi që tani nuk i kanë, por që bën që këtë institucione qoftë për ti vënë gjoba portaleve apo për ti mbyllur nëse nuk i pëlqen kryeministrit.


EMISIONET