Antigonea pret turistë, “Qyteti i Dashurisë” së Pirros çel sezonin turistik

Antigonea pret turistë, “Qyteti i Dashurisë” së

Antigonea, qyteti antik që Pirro i Epirit i bëri dhuratë bashkëshortes, çeli sezonin turistik. Parku Arkeologjik vit pas viti ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve, por rruga që të çon atje mbetet problematike.

Me prezantimin e traditave dhe vlerave më të mira, Antigoneja çeli sezonin turistik 2019.

Një paradë me këngë e valle, krahas gatimeve tradicionale, e punimeve të artizanëve të zonës.

Është ndër pikat më të vizituara nga turistët, por infrastruktura e dëmtuar rrugore e vështirëson mbërritjen aty, sic pohon drejtori i parkut Arkeologjik.

E pranishme ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se protestat e opozitës po japin efekte negative në turizëm, një shqetësim i ngritur më herët edhe nga operatorët turistët, të cilët fajësojnë të gjithë klasën politike.

Kumbaro: Kam në telefonin tim mesazhe të turistëve që për një arsye ose tjetër janë bllokuar nga protesta e fundit e një grupi të opozitës jashtë parlamentit.

Sipas Legjendës Antigonea, u ndërtua nga Mbreti Pirro si dhuratë dashurie për gruan e tij, Antigonën.

EMISIONET