Anti-reforma e Policisë

Anti-reforma e Policisë

Partia-shtet, po nxiton të bëjë ligje të sajuara që nuk arnojnë asnjë situatë. Përkundrazi krijojnë gropa të reja.

Ndryshimet e ligjit për Policinë e Shtetit, ku propozohet të emërohen ushtarakë në funksione drejtuese të policisë është problematik.

1. Ky ligj kaloi pa asnjë konsultë brenda qeverisë. U bë shpejt e shpejt dhe po aq shpejt, pa respektuar asnjë afat Kushtetues po tentohet të kalohet në seancë. Sipas Kushtetutës edhe në rastin kur qeveria propozon miratimin me procedurë të përshpejtuar, projekti nuk kalon dot në seancë pa kaluar 7 ditë nga fillimi i shqyrtimit.

2. Për herë të parë as PAMECA e as ICITAP, EURALIUS jo e jo, nuk u ftuan të japin një opinion ligjor. Pra partia nuk ka nevojë më për ta.

3. Projekti ka një përplasje të fortë me nenet 13,25, 27 e ne vijim të Kodit të Etikës së Policimit. Ky është akt që ndiqet në çdo reformë personeli të policive të vendeve anëtare të INTERPOL. Ne thelb policimi, sipas këtij akti, është i ndarë nga profesione të tjera, përfshi edhe të arsimuarit në shkolla uahtarake. Janë shkolla me qëllime të ndryshme. Njëra ka të bëjë me luftën ndaj krimit në kohë paqe, tjetra ka të bëjë me luftën e vërtetë.

4. Duke futur ushtarakë në polici, nuk do të thotë po krijohet Gendarmeria apo karaninieria. Pra është tjetër gjë përfshirja e ushtrisë në detyra policimi, nga propozimi që të përdorën ushtarakë.

5. Ushtarakët futen për karshillëk mdaj oficerëve të policisë, jo si vlerë e shtuar. Me shumë gjasë rendi brenda radhëve të policisë do dëmtohet më keq për arësye përplasje kulturash she formimi.

6. Mesazhi që po jep qeveria ( i vetmi i sinqertë) është se si policia ka kapitulluar. Por kjo nuk rregullohet duke futur ushtarakë, por policë profesionistê.

Dëgjova që disa deputetë të Partisë -shtet kanë reaguar. Shpresoj të ndalojnë këtë anti-reformë në personelin e Policisë së Shtetit.

EMISIONET