Armand Duka do të kërkojë mandatin e 5-të në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, me presidentin aktual që e ka konfirmuar dhe përmes një postimi në rrjetet sociale. Menjëherë pas lajmit të rikandidimit, kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Ansi Agolli ka zgjedhur rrjetin social "Instagram" për të mbështetur kandidaturën e Dukës.

Në "Instagram" Agolli shkruan

"Më e mira ende nuk ka ardhur! Urime President!"



/Ora News.tv/