Data e sotme do të mbetet gjatë në mendjen e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Ansi Agolli, me 35 vjeçarin që është bërë baba për herë të parë, pasi bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë.

Ka qenë vetë Agolli që ka bërë të ditur lajmin e gëzuar përmes një postimi në rrjetin social "Instagram".

Në tekstin shoqërues të fotos, ku mbrojtësi ka pozuar me bashkëshorten Rea direkt nga salla e lindjes në Spitalin Langone Health Clinic në Neë York, Agolli shkuan.

“Mirëserdhe mes nesh biri im. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë”.

Agolli luan prej disa vitesh tek Qarabag në Azerbajxhan, ndërsa më parë është aktivizuar me Tiranën, Luzern dhe Kryvbas.

 

/Ora News.tv/