Shumë profile në Twitter të pezulluara dhe një hetim për pedofili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është rezultati i një fushate të Anonymous që ka hyrë në rreth 30 profile në rrjetin shoqëror duke zbuluar një trafik fotosh ku abuzohet me minorenë. “Nuk jemi kundër Twitter-it sepse atë e përdorin pedofilët, por ky është edhe komuniteti ynë dhe duam të bëjmë disa pastrime”, nënvizojnë hakersat.

/Ora News.tv/