Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin për gjyqtarin Fatmir Hoxha.

Trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Gjyqtari Fatmir Hoxha ka ankimuar vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra.

Ndërkohë është caktuar data e gjykimit për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva i cili u shkarkua nga KPK-ja në seancën e 13 prillit, ku duke iu referuar të dhënave të ILDKPI-së, u dol në përfundim se gjyqtari kishte kryer deklarim të rremë.

Seanca, ku do të dalë para KPA-së Trezhnjeva, pritet të zhvillohet në datën 26 korrik ora 10:00.

/Ora News.tv/