Ankand për Felix, gjiganti spanjoll e sheh si pasues të yllit francez

Ankand për Felix, gjiganti spanjoll e sheh si pasues të yllit francez

Joao Felix është njeriu i momentit në futbollin Europian. Sulmuesi i Benfikës ishte protagonist në ecurinë e skuadrës portugeze në Europa League.

19 vjeçari realizoi një tripletë fantastike në fitoren 4-2 ndaj Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e parë çerekfinale të kompeticionit, por nuk i mjaftoi për të kaluar në gjysëmfinale. E kjo formë, nuk ka kaluar pa u vënë re nga gjigantët e Europës. Juventus shihet si skuadra favorite për të firmosur me Felix.

Por, sipas "Record", interes ka edhe nga Manchester United, Manchester City dhe Atletico Madrid. Këto të fundit e shikojnë Atleticon si zëvendësuesin ideal të Antoine Griezmann. Francezi po numëron ditët e tij të fundit në kryeqytetin spanjoll, ku kërkohet nga Barcelona e PSG.

EMISIONET