Anijet ukrainase thyejnë kufirin, Rusia gati të përgjigjet me luftë

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë arritur kulmin. Ditën e sotme, disa anije ukrainase kanë shkelur kufirin rus, duke bërë që në ngushticën Kerç të  pozicionohet një anije mallrash ruse dhe aeroplanët luftarak të vendoseshin në pozicion lufte.

Autoritetet ruse kanë ndërmarrë disa masa drastike në përpjekje për të parandaluar ndonjë provokim nga anijet e Marinës së Ukrainës që janë afruar në ngushticën Kerç duke lundruar nëpër ujrat territoriale ruse pa autorizim.

Video nga vendi i ngjarjes i publikuar nga mediat ruse tregojnë një anije mallrash të madhe të shoqëruar nga dy anije ushtarake ruse që qëndrojnë nën harkun e Urës së Krimesë dhe bllokojnë kalimin e vetëm përmes ngushticës.

"Shtrirja e Kerç është e mbyllur për arsye sigurie" tha drejtori i përgjithshëm i porteve detare të Krimes, Aleksey Volkov, për TASS, duke konfirmuar raportet e mëparshme të medias.

 Forcat ushtarake ruse të aviacionit Su-25 ndodhen në vendngjarje për të sjellë siguri shtesë për ngushticën pasi situata mbetet e tensionuar. Masa erdhi pasi pesë anije të Marinës së Ukrainës po i afrohen ngushticës nga dy anët e ndryshme.

Fillimisht, dy anije të artilerisë ukrainase dhe një rimorkiator iu afruan ngushticës nga Deti i Zi, duke "ndërmarrë manovra të rrezikshme" dhe duke sfiduar urdhrat e ligjshëm të rojeve kufitare ruse.

Më vonë, u bashkuan me dy anije ushtarake që u larguan nga një port ukrainas i Detit Azov të Berdyansk, që lundronte në ngushticën nga ana tjetër. Agjencia Federale e Sigurisë Federale e Rusisë FSB, e cila është përgjegjëse për mbajtjen e kufijve të vendit, denoncoi veprimet e anijes ukrainase si një provokim, duke shtuar se ata mund të krijojnë një "situatë konflikti" në rajon.

Sipas mediave ruse, anijet ukrainase janë ende duke lundruar drejt ngushticës, duke injoruar paralajmërimet e rojeve kufitare ruse.



EMISIONET